Skip to content

Tragjedi, 19-vjeçari gjendet i pajetë

Gjendet pa shenja jete 19-vjeçari në Kaçanik, policia nis hetimet

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Ngjarja është raportuar gjatë ditës së 3 tetorit dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas policisë, rreth orës 13:30 familjarët kanë njoftuar autoritetet pasi e kanë gjetur të riun pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekipet e forenzikës dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e 19-vjeçarit.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, policia ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk janë evidentuar shenja që ngrenë dyshime për përfshirjen e personave të tjerë në rast.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore.

Published inNews Shqip