Të punësuarit në vend kanë derdhur rreth 66.8 miliardë lekë (afërsisht 670 milionë euro) në arkën e shtetit, si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Sipas të dhënave zyrtare, viti 2025 ka nisur me performancë të mirë për buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pasi të ardhurat nga ky zë janë realizuar në masën 102.8% të planit për periudhën katërmujore.
Për periudhën janar–prill 2026, janë arkëtuar rreth 7.4 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përbën një rritje prej 12.5%.
Krahasuar me vitin 2016, të ardhurat nga kontributet janë rritur ndjeshëm, duke shënuar një rritje prej 153%, kur ato ishin rreth 26.4 miliardë lekë.
Vetëm në muajin prill 2026 janë mbledhur 18.4 miliardë lekë, ose 2.8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Sipas analizave, kjo rritje lidhet me disa faktorë kryesorë: rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat, forcimin e masave kundër informalitetit, vendosjen e pagave referencë në sektorë të ndryshëm si turizmi, ndërtimi dhe mjekësia, si dhe rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë.
Gjithashtu, ndikim ka pasur edhe shtimi i numrit të bizneseve të reja dhe përmirësimi i administrimit tatimor.
Sipas të dhënave, pagesa minimale mujore për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për një individ është rreth 13.950 lekë në muaj.