Skip to content

E pabesueshme: Delja ngjitet në çati duke u përpjekur t’i shpëtojë therjes për Kurban Bajram

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Algjeri, ku një dele ka arritur t’i shpëtojë pronarit të saj në prag të Kurban Bajramit dhe ka përfunduar mbi çatinë e një banese, në përpjekje për të shmangur therjen.

Pamja e kafshës në çati ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve të lagjes, ndërsa videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale.

Pas një ndërhyrjeje të kujdesshme dhe të vështirë, pronari së bashku me fqinjët ka arritur ta zbresë delen nga çatia dhe ta vendosë nën kontroll, pa raportime për lëndime.

https://www.facebook.com/watch/?v=2161724614668063

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *