“TË DUA PËRJETË”/ Biseda e fundit e Laurent Krasniqit me motrën prek zemrat
Humbja e papritur e TikTokerit kosovar Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku, ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij.
Mes kujtimeve që kanë mbetur pas, një vend të veçantë zë edhe biseda e fundit e Laurentit me motrën e tij, Xhenetën. Ajo e ka kujtuar me mall atë komunikim, i cili pas ndarjes së tij nga jeta ka marrë një kuptim edhe më të dhimbshëm.
Fjalët “Të dua përjetë” janë kthyer në një nga kujtimet më të forta të Xhenetës për vëllain e saj.
Një bisedë e zakonshme, e cila sot është bërë një kujtim i pazëvendësueshëm dhe një nga momentet më të dhimbshme për familjen pas humbjes së papritur të Laurentit.