Skip to content

Pas vendimit të Hagës, reagon familja Jashari: Bekimi përcjell një mesazh të shkurtër

Bekim Jashari reagon pas aktgjykimit në Hagë: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jashari ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë mesazhin e tij, duke publikuar në Instagram një fotografi kushtuar UÇK-së.

Në imazhin e publikuar prej tij shkruhet:

“Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Reagimi i Bekim Jasharit vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Published inNews Shqip