Skip to content

Erdogan: Jam rritur me shqiptarë, ata janë vëllezërit tanë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur edhe më herët respektin dhe afërsinë e tij ndaj popullit shqiptar, duke i cilësuar shqiptarët si vëllezër.

Sipas Albanian News, Erdoğan ka kujtuar edhe fëmijërinë e tij dhe marrëdhëniet me fqinjët shqiptarë.

“ Në lagjen ku jetoja si fëmijë kishte shumë fqinjë shqiptarë. Me ta luanim, u rritëm së bashku dhe ndamë shumë momente. Në lagje kishim edhe një grua shqiptare, të cilën e thërrisnim hallë, dhe mund të them se jam rritur në duart e saj”, ka deklaruar Erdoğan.

Ai ka theksuar se gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka përjetuar asnjë të keqe nga shqiptarët, duke shprehur shpresën që miqësia mes dy popujve të vazhdojë gjithmonë.

“Deri tani, në shtetin tim, nuk kam dëgjuar asnjë të keqe nga vëllezërit shqiptarë. Shpresoj që kjo miqësi të vazhdojë gjithmonë”, është shprehur presidenti turk.

Published inNews Shqip