Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Durrës, ku një shtetas i huaj dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ndodhej në një varkë pranë bregdetit.
Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi i huaj është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se i huaji ishte i punësuar në Shqipëri, ndërsa ende nuk është bërë e qartë nëse ai punonte si peshkatar apo në një sektor tjetër. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet, të cilat kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e incidentit. Pritet që në vijim të dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen.
