Skip to content

Autobusi me turistë merr flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit, trafiku paralizohet

Një autobus me turistë është përfshirë nga flakët në hyrje të një tuneli në Elbasan, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të rrugës.

Si pasojë e incidentit, turistët që ndodheshin në autobus kanë zbritur nga mjeti, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar ekipet përkatëse.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.

Autoritetet po punojnë për shuarjen e flakëve dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks rrugor.

Published inNews Shqip