Skip to content

LAJM I MIRË/ Punonjësit përfitojnë shpërblim, ja kush do të marrë shtesë në pagë

Zjarrfikësit e Tiranës pritet të marrin shpërblim financiar për angazhimin e tyre në përballimin e situatës së zjarreve.

Nisma është propozuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa projektvendimi pritet të shqyrtohet dhe të miratohet nga Këshilli Bashkiak.

Shpërblimi synon të jetë një vlerësim për efektivët e zjarrfikëses që kanë qenë të angazhuar në terren gjatë një periudhe me ndërhyrje të shumta, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme.

Zjarrfikësit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përballimin e situatës, duke ndërhyrë në vatrat e zjarrit dhe duke kontribuar në mbrojtjen e jetës së banorëve, banesave dhe pronës.

Nëse projektvendimi merr miratimin e Këshillit Bashkiak, efektivët e angazhuar do të përfitojnë shpërblimin financiar të parashikuar.

Published inNews Shqip