Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për këngëtarin Jozefin Marku, duke ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij. Marku është lënë në masën “detyrim paraqitje”.
Këngëtari u arrestua në fillim të muajit shtator, pas publikimit të disa pamjeve filmike ku shfaqet së bashku me persona të tjerë, duke dhunuar Eduard Kuçin.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Në pamjet e publikuara, Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret me forcë nga automjeti i tij.
Sipas hetimeve, për ndalimin e Kuçit dyshohet se është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.
