Në Greqi po diskutohet një projekt i ri hekurudhor që synon të lidhë Igumenicën me Janinën dhe Gjirokastrën.
Projekti është pagëzuar nga pala greke si “Hekurudha e Kombit”, ndërsa ka ngjallur interes edhe për shkak të lidhjes që mund të krijojë mes këtyre zonave.
Nëse realizohet, kjo linjë do të përmirësonte ndjeshëm lidhjet e transportit në jug dhe do të krijonte një korridor të ri komunikimi mes qyteteve.
Pavarësisht emërtimit që i është dhënë, një projekt i tillë mund të sjellë përfitime të rëndësishme për Gjirokastrën, veçanërisht në aspektin e transportit, turizmit dhe zhvillimit ekonomik.
