Lëkundje të njëpasnjëshme në Greqi, tërmeti 4.0 ballë ndihet edhe në Atikë
Një tërmet me magnitudë 4.0 është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në zonën pranë Tebës, në Greqi. Lëkundjet janë ndier edhe në disa pjesë të Atikës.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, lëkundja kryesore u regjistrua në orën 08:20:58, me epiqendër rreth 2 kilometra në jug-juglindje të Tebës. Thellësia fokale u vlerësua në rreth 12.3 kilometra.
Rreth tetë minuta më vonë, në orën 08:28:40, u regjistrua edhe një tjetër tërmet me magnitudë 3.3. Epiqendra e kësaj lëkundjeje ndodhej rreth 4 kilometra në juglindje të Tebës, me një thellësi prej afërsisht 5 kilometrash.
Lëkundja e parë është ndier në zona të Atikës, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Aktiviteti sizmik në zonën e Tebës po monitorohet nga specialistët, ndërsa të dhënat mund të ndryshojnë pas analizave të mëtejshme sizmologjike.
