Skip to content

Gjykata Speciale reagon pas votimit në Hagë – Ja çfarë paralajmëron

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka reaguar lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Gjykatën Speciale.

 

Në një përgjigje për T7, Doyle ka bërë të ditur se Dhomat e Specializuara nuk janë konsultuar paraprakisht për këto ndryshime.

 

Ai ka theksuar se, për momentin, institucioni nuk ka një koment të mëtejshëm, duke nënvizuar se fokusi i Gjykatës mbetet përmbushja e mandatit të saj.

 

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka deklaruar Doyle.

Published inNews Shqip