Aktorja Monika Lubonja rikthehet në Instagram pas ditëve të vështira, ja çfarë publikoi
Pas disa ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të videove që qarkulluan në internet, Monika Lubonja ka rifilluar aktivitetin e saj në rrjetet sociale.
Përmes disa postimeve në Instagram, aktorja ka ndarë fotografi dhe mesazhe të publikuara nga miqtë dhe ndjekësit, duke sinjalizuar rikthimin gradual në komunikimin me publikun.
Në një prej publikimeve, Lubonja ka rishpërndarë një fotografi të saj të shoqëruar me këngën “Si Sheqer” të Elvana Gjatës. Ndërsa në një tjetër postim, ajo ka ndarë mesazhin e një ndjekëseje, i cili përfshinte edhe një pjesë të deklaratës së saj të mëparshme lidhur me cenimin e privatësisë.
Ditët e fundit, miqtë e aktores, Meridian Ramçaj dhe Ema Andrea, kanë folur publikisht për gjendjen e saj emocionale, duke treguar se kishin komunikuar me të pas situatës së krijuar.
Megjithatë, në postimet e fundit, Monika nuk ka dhënë një reagim të ri lidhur me çështjen. Ajo është mjaftuar me ndarjen e përmbajtjeve nga personat që i kanë shprehur mbështetjen.
Mbetet për t’u parë nëse aktorja do të vendosë të flasë sërish publikisht për ngjarjen që ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.
