Meteori që goditi një shtëpi në SHBA, zbulohen gjurmë uji të lashtë dhe aminoacide
Një meteorit që përfundoi në çatinë e një shtëpie në Nju Xhersi të SHBA-së ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor. Analizat e para të fragmenteve kanë zbuluar përbërës që mund të ndihmojnë në studimin e origjinës së jetës në sistemin tonë diellor.
Sipas analizave, në materialin e meteoritit janë identifikuar gjurmë të ujit të kripur të lashtë, si dhe aminoacide që mund të kenë origjinë jashtëtokësore. Këto përbërje janë veçanërisht interesante për studiuesit, pasi lidhen me proceset kimike që mund të kenë luajtur rol në shfaqjen e jetës.
Shkencëtarët e NASA-s po e konsiderojnë materialin me interes për kërkimet mbi përbërësit që ekzistonin në fazat e hershme të formimit të sistemit diellor.
Përplasja me çatinë e banesës bëri të mundur mbledhjen e fragmenteve, të cilat më pas iu nënshtruan analizave shkencore.
Megjithatë, prania e aminoacideve dhe e gjurmëve të ujit nuk përbën provë se jeta ka ekzistuar jashtë Tokës. Studiuesit shpresojnë që analizat e mëtejshme të hedhin më shumë dritë mbi mënyrën se si përbërësit bazë të jetës mund të jenë formuar dhe shpërndarë në hapësirë.
