Sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për bukë dhe drithëra, duke treguar rëndësinë që këto produkte kanë në ushqyerjen e përditshme.
Buka është një nga ushqimet më të zakonshme në tryezat shqiptare dhe shpesh shoqëron pothuajse çdo vakt. Megjithatë, si me çdo ushqim tjetër, edhe në konsumimin e saj është e rëndësishme të ruhet masa.
Sa feta bukë rekomandohet të hani në ditë dhe cila lloj është më e shëndetshme?
Sasia e bukës që i nevojitet një personi varet nga mosha, aktiviteti fizik dhe nevojat individuale për energji. Në përgjithësi, buka integrale është një zgjedhje e mirë, pasi përmban më shumë fibra dhe ndihmon në funksionimin normal të tretjes.
E rëndësishme është të zgjidhni bukën e përshtatshme dhe ta konsumoni në sasi të balancuara, si pjesë e një ushqyerjeje të larmishme.
