Skip to content

Protesta në Tiranë përfundon me shoqërimin e disa të rinjve, ja çfarë ndodhi pas tubimit (VIDEO)

Tirana është përfshirë nga tensionet gjatë ditës së dytë të protestës, e cila nisi përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Situata është përshkallëzuar në orët e mbrëmjes së të mërkurës, kur policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve në zona të ndryshme të kryeqytetit.

 

Një pjesë e protestuesve janë rikthyer pranë Kryeministrisë, ndërsa efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar personat e përfshirë në incidente.

 

Në zonën e “21 Dhjetorit”, tre persona janë shoqëruar nga policia. Aty është krijuar një situatë e tensionuar, ku janë hedhur gurë nga protestuesit dhe forcat e rendit kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

 

Shoqërime janë kryer edhe në afërsi të Rrugës së Elbasanit, ndërsa policia ka vijuar ndërhyrjet në disa pika të kryeqytetit.

 

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se sa persona janë shoqëruar në total dhe nëse tensionet do të vijojnë edhe në orët në vijim.

 

Published inNews Shqip