Skip to content

Tirana në flakë pas protestave, reagon Partia Socialiste: Ja çfarë thotë

Partia Socialiste ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e tensionuar në Tiranë, pas përshkallëzimit të protestave dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

 

Në reagimin e saj, PS-ja thekson se çdo person që ka përgjegjësi për ngjarjet do të përballet me ligjin. Postimi është shoqëruar me një video që pasqyron momentet e përplasjes në protestë.

 

Reagimi i plotë i Partisë Socialiste:

 

“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do të paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.

 

Published inNews Shqip