NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PASAGJERËT!
Problemet teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë shkaktuar anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Sipas njoftimit të aeroportit, anulimet përfshijnë fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, për shkak të kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.
Autoritetet e aeroportit po bashkëpunojnë me kompanitë ajrore dhe institucionet përkatëse për të ndjekur zhvillimet dhe për të kufizuar shqetësimet për udhëtarët.
Pasagjerët që kanë rezervuar fluturime drejt Italisë ose kthim nga këto destinacione këshillohen të kontaktojnë kompaninë ajrore dhe të kontrollojnë përditësimet mbi oraret dhe statusin e fluturimeve, përpara se të nisen drejt aeroportit.
Udhëtarët duhet të qëndrojnë të informuar për çdo ndryshim të mundshëm deri në normalizimin e situatës.

