Skip to content

Alarm për kosovarët në Arabinë Saudite pas sulmeve të huthëve, ambasada del me njoftim urgjent

Ambasada e Kosovës paralajmëron qytetarët në Arabinë Saudite pas sulmeve të huthëve

Ambasada e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite u ka bërë thirrje shtetasve kosovarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend të tregojnë kujdes të shtuar, pas sulmeve të raportuara të huthëve dhe zhvillimeve të fundit të sigurisë në rajon.

Përmes një njoftimi, ambasada u ka kërkuar qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve saudite dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, për sa kohë që situata mbetet e paqartë.

Sipas këshillave të ambasadës, në rastet kur rekomandohet nga institucionet kompetente, qytetarët duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të ri.

Ambasada u ka bërë apel shtetasve kosovarë që të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë masat e sigurisë të përcaktuara nga autoritetet lokale.

Published inNews Shqip