Skip to content

Tension në Tiranë, kokteji molotov shpërthen mes policëve, efektivit i merr flakë uniforma

Koktej molotovi shpërthen mes policëve në Tiranë, flakët përfshijnë uniformën e një efektivi

Një koktej molotovi ka shpërthyer mes efektivëve të policisë gjatë përplasjeve të dhunshme të mbrëmjes në Tiranë, duke bërë që uniforma e njërit prej tyre të përfshihet nga flakët.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur lënda djegëse hidhet në drejtim të kordonit të policisë dhe shpërthen mes efektivëve. Si pasojë, flakët përhapen në uniformën e njërit prej tyre.

Efektivët e tjerë kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar zjarrin dhe për të ndihmuar kolegun e tyre.

Ndërkohë, në rrugë shihen gurë, pllaka të thyera dhe mbetje të mjeteve piroteknike, dëshmi e përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Situata në kryeqytet është shoqëruar me tensione dhe akte dhune gjatë protestës.

Published inNews Shqip