Skip to content

Tensione pranë Xhamisë, pamje të dhunës: Policia dhe civilë godasin qytetarët me shkopinj (Video)

Tensione pranë Xhamisë së Et’hem Beut, pamje të dhunës ndaj qytetarëve gjatë protestës

Një situatë e tensionuar është regjistruar pranë Xhamisë së Et’hem Beut, ku, sipas pamjeve të publikuara, efektivë policie dhe persona civilë pa shenja identifikimi shihen duke goditur qytetarë.

Në një tjetër video, disa persona të veshur civilë, të pajisur me shkopinj druri dhe shkopinj gome, shihen duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. Skenat kanë krijuar panik dhe frikë mes personave të pranishëm në zonë.

Protesta ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Studentë dhe gjimnazistë vijojnë të protestojnë prej pesë ditësh, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Published inNews Shqip