Skip to content

Gruaja e policit të plagosur shpërthen në protesta: “Nëse i ndodh diçka burrit tim, do të ketë pasoja për familjen e studentes!”

Gruaja e një oficeri policie, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës, ka reaguar me tone të ashpra pas ngjarjes.

 

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ajo shpreh shqetësimin për gjendjen e bashkëshortit dhe u drejtohet protestuesve me disa pyetje: “Çfarë keni kundër Policisë? A keni kundër Ramës? A keni kundër Partisë Demokratike?”

 

Ajo u bën thirrje protestuesve të mos sulmojnë efektivët e policisë, duke theksuar se ata nuk duhet të bëhen objektiv i përplasjeve politike.

 

“Çfarë faji ka policia? Çfarë faji kanë fëmijët e mi që mund të rriten si jetimë?”, shprehet ajo mes emocionesh.

 

Gjatë reagimit, gruaja përdor edhe fjalë kërcënuese ndaj familjes së studentit që, sipas saj, plagosi bashkëshortin. Deklarata ka ngjallur reagime për gjuhën e ashpër dhe tensionet që shoqërojnë protestat.

 

Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë ngritur shqetësime për sigurinë e efektivëve dhe të qytetarëve.

Published inNews Shqip