Skip to content

Pse Skënder Hita doli në terren dhe mori drejtimin e policisë gjatë protestës së sotme?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, doli sot në terren gjatë protestës në Tiranë, duke marrë drejtimin e forcave të rendit në një moment të tensionuar.

 

Sipas informacioneve të bëra publike, prania e tij në bulevard erdhi pas plagosjes së drejtorit të Policisë së Tiranës, Oliger Torba, i cili u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore, me krahun e fashuar.

 

Zbritja e Hitës në terren ndodhi në një kohë kur përplasjet mes protestuesve dhe policisë kishin përshkallëzuar, duke e bërë situatën në kryeqytet veçanërisht të tensionuar.

 

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura hollësi të plota lidhur me rrethanat në të cilat Torba pësoi dëmtimin në krah.

 

Protesta është shoqëruar me incidente dhe përplasje pranë institucioneve, ndërsa policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmat, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Published inNews Shqip