Skip to content

Begaj nesër në takim me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të takohet nesër në orën 12:00 me drejtuesit e komuniteteve fetare në vend.

 

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet apo temat që do të diskutohen gjatë këtij takimi.

 

Takimi zhvillohet në një moment të tensionuar në vend, ndërsa Tirana vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të protestave që po mbahen prej pesë ditësh radhazi.

 

Mbetet për t’u parë nëse nga ky takim do të ketë një reagim publik apo ndonjë mesazh nga kreu i shtetit.

Published inNews Shqip