Shpërthimi i fuqishëm që tronditi pasditen e sotme një pallat në Elbasan, duke shkaktuar një viktimë dhe 10 të plagosur, ka lënë pasoja të rënda edhe për banorët e godinës.
Për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme strukturore, ku dy kate janë shembur dhe kati i pestë është shkatërruar, 15 familje kanë mbetur pa strehë.
Në ndihmë të banorëve të prekur, Bashkia e Elbasanit ka mundësuar strehimin e tyre të përkohshëm në një konvikt pranë pallatit të dëmtuar.
Ndërkohë, mësohet se tre nga familjet e prekura ndodhen aktualisht jashtë vendit, në emigrim.
