Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i vërë flakën babait të saj.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M.M. dyshohet se e ka spërkatur të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Si pasojë e incidentit, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Sipas autoriteteve, pas incidentit, e dyshuara nuk ka shfaqur shenja pendese për veprimin e saj.
