Skip to content

Tronditëse/ Ministri i Ekonomisë gjendet pa jetë në një hotel në…

TRONDITET GJERMANIA/ Hubert Aiwanger gjendet i vdekur në hotel në Berlin, autoritetet nisin hetimet për zbardhjen e shkaqeve

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku ministri i Ekonomisë dhe zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger, 55 vjeç, është gjetur i pajetë në një hotel në Berlin.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, politikani nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të zyrës së partisë së tij në Berlin, pasi më herët kishte anuluar angazhimet për shkak të problemeve shëndetësore.

Trupi i tij është gjetur në një dhomë hoteli në lagjen Mitte, në qendër të kryeqytetit gjerman. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet gjermane, përfshirë Prokurorinë e Berlinit dhe Policinë.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur një procedurë hetimore për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes, si dhe për të përjashtuar mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë.

Deri më tani, shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet vijojnë.

Published inNews Shqip