Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje lidhur me planet e qeverisë për rritjen e pensioneve dhe mbështetjen ekonomike të qytetarëve.
Gjatë prezantimit të programit qeveritar, Kurti bëri të ditur se mbështetja financiare për familjet do të vijojë edhe gjatë mandatit të ardhshëm. Sipas tij, rritja e përfitimeve do të lidhet me zgjerimin e buxhetit të shtetit dhe ecurinë e ekonomisë së vendit.
Në kuadër të këtyre politikave, ai përmendi rritjen e pensioneve, pagave për punonjësit e sektorit publik, si dhe shtesave për fëmijët, me synimin për të përmirësuar kushtet ekonomike të qytetarëve.
Megjithatë, Kurti nuk ka përcaktuar ende një datë konkrete se kur mund të hyjë në fuqi rritja e radhës e pensioneve bazike.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2025, pensionet minimale në Kosovë u rritën nga 120 në 150 euro, një vendim i bërë publik në atë kohë nga vetë kryeministri Kurti.
