Skip to content

News 24

Menu
  • Sample Page
Menu

Alarm për Iranin: Ambasada Amerikane merr masa të forta sigurie në Rinas!

Posted on April 2, 2026

Një ditë pas alarmit për kërcënime të mundshme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka ndërmarrë masa konkrete për rritjen e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Përfaqësues të saj kanë qenë të pranishëm në aeroport, ku janë instaluar pajisje moderne kontrolli të prodhuara në SHBA.

Në një njoftim zyrtar, Ambasada thekson se bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane ndihmon në përmirësimin e standardeve të sigurisë për kompanitë shqiptare, si dhe në forcimin e kontrollit kufitar.

Këto masa vijnë pas paralajmërimit të bërë një ditë më parë, ku Ambasada Amerikane u bëri thirrje qytetarëve të saj të tregojnë vigjilencë të shtuar. Sipas njoftimit, ekziston mundësia që grupe të lidhura me Iranin të synojnë objekte që kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara ose me opozitën iraniane në Shqipëri.

Ambasada paralajmëroi gjithashtu se objektiva të mundshëm mund të jenë edhe hapësira publike dhe zona të frekuentuara, përfshirë zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare nuk kanë raportuar incidente, por masat e sigurisë në pikat kyçe të vendit pritet të mbeten të shtuara.

Ju do t’ju ishim mirënjohës nëse na ndihmoni të mirëmbajmë faqen, duke klikuar mbi foton që ndodhet më poshtë. Faleminderit për mirëkuptimin!

Post Views: 136

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Pensionet shtesë në qendër të vëmendjes – zbardhen detajet e reja!
  • 15 vite nga zhdukja e Bleona Mata, gjyshi trondit: “Na thanë se do të kthehet!
  • Irani reagon ashpër, njofton një vendim të ri!
  • Kryeministri i ri hungarez merr vendim të fortë, dëbon figurën e njohur anti-shqiptare!
  • Avioni i humbur fshehte një thesar – por sekreti çoi në tradhti dhe tentativë vrasjeje!

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 News 24 | Design: Newspaperly WordPress Theme