Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

E FUNDIT: Paralajmërimi i SHBA-ve për sulme të mundshme iraniane në Shqipëri!

Posted on April 3, 2026 by admin

Autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm nivelin e gatishmërisë në të gjithë vendin, pas alarmit të ngritur një ditë më parë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila paralajmëroi për një rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin.

Sipas burimeve për mediat, Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka shtuar prezencën pranë institucioneve diplomatike. Ndërkohë, masa të shtuara sigurie janë marrë edhe në Aeroportin e Rinasit, si dhe në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Paralelisht, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, po kryhen verifikime dhe mbledhje informacioni për individë që mund të paraqesin rrezik apo të kenë prirje për akte të dhunshme. Fokus i veçantë i është kushtuar identifikimit të çdo elementi që mund të cenojë sigurinë publike.

Ky reagim vjen pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, e cila sinjalizoi se objektiva të mundshëm mund të jenë subjekte të lidhura me interesat amerikane, si dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Sipas vlerësimeve, rreziku nuk përjashton as hapësira publike të frekuentuara, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, restorante dhe ambiente argëtimi.

Në një reagim të mëvonshëm, Ambasada theksoi se siguria e qytetarëve amerikanë mbetet prioritet dhe konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm. Ajo vlerësoi gjithashtu angazhimin e institucioneve shqiptare për garantimin e sigurisë në vend.

“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka treguar angazhim të vazhdueshëm për sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të vendit. Do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se institucionet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Ambasadës Amerikane dhe se bashkëpunimi mes palëve vijon për menaxhimin e situatës.

Post Views: 86

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Stresi dhe babai i tij përplasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së
  • “Shqiptarët tejkaluan çdo pritshmëri, shtohen thirrjet për largimin e Ramës”
  • Çfarë vendosi Gjykata për Erion Veliajn? Detajet e fundit nga seanca
  • Rama ndaj Greqisë: Retorika që nxit tensione duhet të ndalet
  • Momente tmerri në ajër: Thyhet xhami i avionit me pasagjerë, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Angli

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme