Skip to content

Ngjarje e rëndë: të shtëna me armë, dyshohet për viktima!

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të premte në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar për vdekje me armë zjarri kunatin e tij. Autori i dyshuar është identifikuar si Eduart Afmataj, ndërsa viktima është Artur Çangu.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, i cili ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të tjerë të lënduar, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Mësohet se vetë autori ka njoftuar policinë për krimin. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *