Skip to content

News 24

Menu
  • Sample Page
Menu

Pas masakrës së 8 kushërinjve, ja çfarë po ndodh sot me Ritvan Zykajn – reagimi i familjarëve habit të gjithë!

Posted on April 12, 2026

Ritvan Zykaj, i njohur ndryshe si “monstra e Selenicës” – pseudonim që e mori pas vrasjes me armë zjarri të 8 të afërmve të tij – po vuan dënimin në burg, por ndryshe nga shumë të dënuar të tjerë, ai duket se është lënë në harresë nga familja.

Sipas burimeve, familjarët nuk kanë shkuar asnjëherë për ta takuar gjatë vuajtjes së dënimit. I vetmi që e ka vizituar një herë të vetme ka qenë vëllai i tij.

Në ditët e para pas arrestimit, gardianët kishin vënë re sjellje të pazakonta nga ana e tij. Thuhet se ai kishte nisur të lexonte libra… madje edhe mbrapsht. Edhe sot, sipas informacioneve për Gazeta Shqip, gjendja e tij nuk ka pësuar ndryshime të dukshme.

Burime nga burgu tregojnë se Zykaj tashmë nuk refuzon më ushqimin, por nuk del rregullisht për ajrim. Ai vazhdon të kalojë kohën kryesisht i izoluar dhe lexon libra fetarë.

Gjithashtu, gardianët raportojnë se ka raste kur ai zgjohet gjatë natës dhe flet me vete.

“Ka momente kur gjatë natës çohet dhe flet me vete. Sjellja e tij nuk është shumë e pazakontë në raport me të dënuar të tjerë, por për shkak të krimit që ka kryer, ne i kushtojmë më shumë vëmendje. Shpesh i blejmë ndonjë paketë cigare, pasi është i vetmi i burgosur që nuk ka vizitorë, ose i japim rroba që nuk na duhen më”, – shprehet një nga gardianët.

Post Views: 42

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 15 vite nga zhdukja e Bleona Mata, gjyshi trondit: “Na thanë se do të kthehet!
  • Irani reagon ashpër, njofton një vendim të ri!
  • Kryeministri i ri hungarez merr vendim të fortë, dëbon figurën e njohur anti-shqiptare!
  • Avioni i humbur fshehte një thesar – por sekreti çoi në tradhti dhe tentativë vrasjeje!
  • Fund i ditëve me diell: Ndryshim drastik i motit, vjen shiu!

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 News 24 | Design: Newspaperly WordPress Theme