Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Tragjedi në vend: Shembet një ndërtesë, raportohet për viktima!

Posted on April 13, 2026 by admin

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punimeve në një objekt në ndërtim.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, një burrë rreth 59 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i godinës ku po punonte.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë patrullat policore dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, kemi pranuar informatë se në rrugën ‘Remzi Hoxha’ një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e tij,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin janë njoftuar njësitë e hetimeve, forenzika rajonale si dhe inspektorët komunal të punës, të cilët pritet të zbardhin rrethanat e plota të incidentit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se për detaje shtesë do të ketë informacione në vijim.

Post Views: 109

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët
  • Skema e re e pensioneve: Gjithçka që duhet të dini
  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme