Skip to content

Kaos në Itali: Rregullat e reja lënë mbi 100 pasagjerë në aeroport!

Rreth 100 pasagjerë mbetën të bllokuar këtë të dielë në Milano, pasi avioni i tyre drejt Manchesterit u nis pa i marrë në bord.

Bëhet fjalë për një fluturim të kompanisë “EasyJet”, me të cilin udhëtarët kishin planifikuar të udhëtonin, por për shkak të vonesave të gjata në aeroport, nuk arritën të hipnin në kohë.

Sipas raportimeve, pasagjerët u përballën me radhë që zgjatën deri në tre orë në aeroportin Linate të Milanos, kryesisht për shkak të kontrolleve kufitare të shtuara.

Si pasojë e kësaj situate, shumë prej tyre humbën fluturimin, duke mbetur të bllokuar dhe duke shkaktuar pakënaqësi të madhe mes udhëtarëve.

Published inNews Shqip