Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Irani lëshon paralajmërim të fortë, rriten tensionet!

Posted on April 13, 2026 by admin

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, pasi ushtria amerikane ka njoftuar vendosjen e një bllokade ndaj mjeteve lundruese që hyjnë dhe dalin nga portet iraniane.

 

Komanda Qendrore e SHBA-së bëri të ditur se masa do të hyjë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit të së hënës dhe do të zbatohet për anije nga të gjitha shtetet që operojnë në portet dhe zonat bregdetare të Iranit, përfshirë Gjirin Persik dhe Detin e Omanit. Megjithatë, sipas njoftimit, mjetet që kalojnë tranzit në ngushticën e Hormuzit apo që operojnë në porte jo-iraniane nuk do të pengohen.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se forcat amerikane do të ndalojnë gjithashtu çdo anije në ujërat ndërkombëtarë që ka kryer pagesa ndaj Iranit. Ai shtoi se marina amerikane do të nisë edhe operacione për çminimin e ngushticës së Hormuzit, ku pretendohet se janë vendosur mina detare.

 

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë veprim si të paligjshëm dhe një akt piraterie. Forcat e armatosura iraniane kanë paralajmëruar kundërpërgjigje në rast se bllokada zbatohet.

 

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore IRIB, Irani thekson se do të vazhdojë të kontrollojë ngushticën e Hormuzit dhe pas përfundimit të konfliktit, duke paralajmëruar se anijet e lidhura me “armikun” nuk do të lejohen të kalojnë në ujërat e tij territoriale.

 

Një tjetër paralajmërim i fortë iu drejtua edhe vendeve të rajonit të Gjirit, ku ushtria iraniane theksoi se siguria në këtë zonë “është ose për të gjithë, ose për askënd”. Sipas tyre, nëse portet iraniane goditen nga SHBA, atëherë asnjë port në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt.

 

Ndërkohë, kryetari i parlamentit iranian, Muhamed Galibaf, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me pasoja ekonomike, duke sugjeruar rritje të çmimeve të energjisë. Ai u shpreh se amerikanët mund të kujtojnë “me nostalgji” çmimet e mëparshme të karburantit.

 

Pas zhvillimeve të fundit, tregjet reaguan menjëherë: çmimi i naftës u rrit me mbi 7%, duke kaluar nivelin e 100 dollarëve për fuçi në mëngjesin e së hënës.

Post Views: 65

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët
  • Skema e re e pensioneve: Gjithçka që duhet të dini
  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme