Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Erion Veliaj.
Sipas burimeve, rekursi ishte paraqitur nga Veliaj me qëllim kundërshtimin e vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili kishte rrëzuar më herët kërkesën e tij për pavlefshmëri të veprimeve hetimore të SPAK.
Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga kolegji penal i përbërë nga gjyqtarët Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala.
Ndaj Veliajt rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë:
korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive dhe interesave privatë
Hetimet dhe procedurat ligjore ndaj tij vijojnë.