Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Të shtëna me armë në darkën e Trump, reagon menjëherë Netanyahu!

Posted on April 26, 2026 by admin

Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin “X” lidhur me incidentin me të shtëna që ndodhi gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Në reagimin e tij, Netanyahu shprehet i lehtësuar që ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, janë të sigurt. Ai gjithashtu ka vlerësuar reagimin e shpejtë dhe profesional të Shërbimit Sekret amerikan.

“Unë dhe Sara u tronditëm nga tentativa e vrasjes së Presidentit Donald Trump mbrëmë në Uashington, DC. Jemi të lehtësuar që ai dhe Zonja e Parë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. I urojmë shërim të shpejtë oficerit të plagosur dhe përshëndesim Shërbimin Sekret për veprimin e tyre të vendosur”, shkruan Netanyahu.

Të shtënat me armë zjarri u regjistruan në momentin kur darka sapo kishte nisur, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve. Sipas raportimeve, një zhurmë e fortë u dëgjua pranë hyrjes së sallës, çka bëri që shumë prej të ftuarve të shtriheshin në dysheme për siguri.

Donald dhe Melania Trump, të ulur në tryezën qendrore, u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes nën shoqërimin e forcave të sigurisë. Ndërkohë, agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë të armatosur, duke evakuuar sallën ku ndodheshin gazetarë, zyrtarë dhe personalitete të ndryshme.

Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar në vend, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet. Nga incidenti nuk raportohet për viktima, përveç një oficeri policie që mbeti i plagosur.

Post Views: 63

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Mësuesja nga Shkupi ndërron jetë gjatë procesit mësimor
  • Avokati i njohur bën paralajmërim të fortë për Edi Ramën, zbulon detaje që pritet të nxisin debat
  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme