Analisti Arjan Curri ka bërë disa deklarata të forta mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, duke komentuar situatën e ish-presidentit Ilir Meta.
Sipas Currit, gjendja e Metës është e rënduar si në aspektin fizik ashtu edhe në atë mendor, ndërsa shtoi se, sipas tij, kjo është e dukshme për këdo që e vëzhgon nga jashtë.
Gjatë debatit, Curri u shpreh se Meta duket “i dehumanizuar fizikisht dhe mendërisht”, duke theksuar se ai tashmë ka kaluar nëpër një proces që, sipas tij, përbën një formë dënimi në vetvete.
Ai shtoi gjithashtu se ndaj ish-presidentit janë ndërmarrë veprime që i kanë prekur imazhin dhe dinjitetin publik, duke lënë të kuptohet se nuk mbetet më shumë për t’u bërë në këtë drejtim.
Pjesë nga debati në studio:
Arjan Curri: “Nga këndvështrimi im si vëzhgues i jashtëm, Meta duket i rrënuar, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Kjo është një gjendje që flet vetë.”
Grida Duma: “Mund të jetë edhe që nuk pranon mëshirë.”
Arjan Curri: “Unë mendoj se ai tashmë është përballur me gjithçka që mund t’i ndodhë në këtë situatë.”