Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Alarm në Rinas Njoftim për bombë trazon aeroportin!

Posted on May 1, 2026May 1, 2026 by admin

SPAK çon në gjykatë dosjen për kërcënimin me bombë në Rinas

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj një shtetasi rus, i akuzuar për kërcënim me qëllime terroriste ndaj aeroportit të Rinasit.

I pandehuri është 44-vjeçari Vladislav Urban, i cili akuzohet për veprën penale “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Sipas hetimeve, në shkurt të vitit 2023, Urban ka dërguar një email në adresë të zyrtarëve operacionalë të aeroportit të Rinasit, ku pretendonte se kishte vendosur një bombë dhe kërcënonte se ajo do të shpërthente nëse qeveria shqiptare nuk do të njihte Kosovën si pjesë të Serbisë. Në të njëjtin mesazh, ai deklaronte se kishte marrë peng dy shtetas shqiptarë.

Pas verifikimeve dhe bashkëpunimit me autoritetet greke, rezultoi se 44-vjeçari jetonte në Selanik dhe nuk kishte marrë asnjë person peng. Gjithashtu, nga kontrollet e kryera në banesën e tij nuk u gjetën prova për ndonjë rrezik real.

Autoritetet konfirmuan se Urban kishte precedentë të mëparshëm në dërgimin e emaileve kërcënuese me natyrë terroriste, përfshirë mesazhe drejtuar institucioneve në Greqi.

Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se ai nuk ka hyrë asnjëherë në territorin shqiptar. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Fillimisht, çështja u trajtua nga Prokuroria e Tiranës, por Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e shpalli atë të pavlefshme dhe ia kaloi kompetencën SPAK-ut, duke vijuar më tej hetimet.

Post Views: 125

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Rama u përgjigjet protestuesve: “Kush më quan tradhtar…”
  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme