Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Përmbyset autobusi turistik, 11 viktima në vendngjarje!

Posted on May 2, 2026 by admin

Një fundjavë festive me rastin e Ditës së Punës është shndërruar në tragjedi në Meksikë, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së një autobusi turistik në shtetin perëndimor Nayarit.

Sipas autoriteteve, autobusi ishte nisur nga shteti Jalisco dhe doli nga rruga, duke u përmbysur pranë qytetit Amatlán de Cañas. Në bord ndodheshin pasagjerë që udhëtonin drejt një qendre rekreative në Nayarit.

Menjëherë pas aksidentit, ekipet e emergjencës nga Nayarit dhe Jalisco mbërritën në vendngjarje, duke mbyllur qarkullimin në zonë dhe duke nisur operacionet e shpëtimit, si dhe hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Fotot e publikuara nga autoritetet tregojnë autobusin e përmbysur, të mbuluar me baltë, çka dëshmon për forcën e aksidentit.

Aksidentet me pasoja fatale që përfshijnë autobusë janë të shpeshta në Amerikën Latine, veçanërisht në autostradat e Meksikës. Vetëm në shtator, një përplasje mes një treni mallrash dhe një autobusi pasagjerësh në Meksikën qendrore la të paktën 10 viktima dhe 61 të plagosur. Ndërsa në shkurt të vitit 2025, mbi 40 persona humbën jetën në jug të vendit, kur një autobus u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë.

Autobusët mbeten një nga format kryesore të transportit në Meksikë, për shkak të rrjetit të kufizuar hekurudhor për pasagjerë. Ndërkohë, qeveria e presidentes Claudia Sheinbaum ka nisur plane për zgjerimin e këtij rrjeti, me synimin për të përmirësuar lidhjet ndërmjet rajoneve veriore dhe qendrore të vendit.

Post Views: 103

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Stresi dhe babai i tij përplasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së
  • “Shqiptarët tejkaluan çdo pritshmëri, shtohen thirrjet për largimin e Ramës”
  • Çfarë vendosi Gjykata për Erion Veliajn? Detajet e fundit nga seanca
  • Rama ndaj Greqisë: Retorika që nxit tensione duhet të ndalet
  • Momente tmerri në ajër: Thyhet xhami i avionit me pasagjerë, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Angli

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme