Skip to content

E FUNDIT/ Aksident i rëndë trefishtë, një person humb jetën dhe dy të plagosur!

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Koplik.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25 në fshatin Grizhë, ku janë përfshirë tre automjete. Fillimisht, mjeti i drejtuar nga shtetasi A. M. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi V. X., ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe një automjet i tretë me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës shtetasi Z. M., i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin e parë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja Gj. M., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *