Ngjarja dyshohet të jetë nxitur nga xhelozia e autorit, i cili nuk kishte pranuar fundin e martesës dhe faktin që ish-bashkëshortja kishte nisur një jetë të re. Sipas informacioneve paraprake, ai vrau ish-gruan dhe partnerin e saj, përpara se të hidhej nga kulla e një kështjelle.
Autori, i njohur në fshat me emrin Arturo, punonte si kopshtar dhe kishte akses në zonë, pasi dispononte çelësat.
Trupi i parë i gjetur nga karabinierët ishte ai i gruas, në këmbët e kështjellës. Pas disa orësh hetime, u zbuluan edhe dy trupat e tjerë në një hendek pranë hyrjes së Cossombratos, në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri.
Në një fushë aty pranë ndodheshin edhe disa koshere bletësh, të cilat çifti i mirëmbante. Alarmi u dha nga vëllai i viktimës, i shqetësuar pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me motrën e tij.
Pranë dy trupave u gjet edhe një mjet bujqësor, me të cilin dyshohet se është kryer krimi. Ndërkohë, karabinierët vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.