Skip to content

Anija shpërthen në flakë në Ngushticën e Hormuzit dyshime për sulm të organizuar!

Një anije e Koresë së Jugut është përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike detare në botë për transportin e naftës dhe tregtinë ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:40 me orën lokale të Seulit, teksa anija ndodhej pranë ujërave të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Autoritetet bëjnë me dije se në bordin e anijes, e operuar nga një kompani koreano-jugore, ka ndodhur një shpërthim i ndjekur nga zjarr, ndërkohë që mjeti lundrues ishte i ndaluar në zonë.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për viktima.

Dyshimet e para flasin për një sulm të mundshëm, megjithatë shkaku i saktë i shpërthimit mbetet ende i paqartë dhe nën hetim.

Ndërkohë, ekipet përkatëse po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ministria e Jashtme në Seul ka konfirmuar se po e ndjek nga afër situatën, në bashkëpunim me autoritetet lokale në rajon.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *