Skip to content

Krim i rëndë/ 32-vjeçari vritet me thikë, autori dorëzohet në polici dhe rrëfen ngjarjen!

Vrasje në Gjakovë/ 32-vjeçari qëllohet për vdekje me thikë, autori dorëzohet në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Gjakovë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë.

Viktima është identifikuar si Rexhë Brahimaj. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur fillimisht nga të afërmit, ndërsa më pas është konfirmuar edhe nga autoritetet policore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, deklaroi se rasti ka ndodhur rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave.

Sipas tij, 32-vjeçari ka pësuar plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ku fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet bëjnë me dije se një person i dyshuar është dorëzuar në polici, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje tragjike.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *