AKSIDENT NË PEJË – Vetura godet një fëmijë në rrugë
Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku një veturë ka përplasur një fëmijë që po lëvizte si këmbësor.
Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një fëmijë, i cili ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se i mituri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë trajtim mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.