Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje.
Sipas burimeve paraprake, në fokus të hetimit janë disa efektivë policie që dyshohet se kanë lejuar ose nuk kanë ndërhyrë ndaj ndërtimeve të paligjshme në këto zona. Mësohet se priten arrestime në Komisariatin e Sarandës, ndërsa operacioni vijon ende.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.