Skip to content

Vushtrri: Humb jetën një 31-vjeçar pasi ra nga skela gjatë punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga kati i tretë i një objekti që ishte në ndërtim e sipër në rrugën “Bedri Pejani”, pranë Akademisë Policore.

 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Sipas burimeve nga Spitali i Vushtrrisë, viktima ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor kishte tentuar reanimimin, por fatkeqësisht 31-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

 

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *