Sipas parashikimeve më të fundit klimatike për muajt në vijim, këtë verë pritet një ndikim i fuqishëm i fenomenit klimatik “El Niño”, i cili zakonisht lidhet me temperatura më të larta, periudha të thata dhe mot më ekstrem në Evropë dhe rajonin e Ballkanit.
Meteorologët theksojnë se gjatë sezonit veror mund të ketë edhe paraqitje të stuhive të fuqishme lokale, të shoqëruara me reshje intensive, erë të fortë dhe në raste të veçanta edhe zhvillim të superqelizave stuhish.
Maqedonia gjatë verës pritet të përballet me temperatura mbi mesataren klimatike, me rritje prej rreth 1 deri në 2 gradë Celsius krahasuar me vlerat normale për këtë periudhë të vitit.
Parashikimet tregojnë gjithashtu për valë të shpeshta të të nxehtit, ku temperaturat në shumë rajone do të lëvizin nga 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në zonat e Povardarisë dhe pjesët juglindore të vendit ato mund të arrijnë dhe të tejkalojnë 40 gradë Celsius.