Një aksident i rëndë ka sjellë dhimbje dhe tronditje në një fshat të Maqedonisë, ku dy anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën pasi traktori me të cilin po lëviznin doli nga rruga dhe u rrokullis.
Sipas të dhënave fillestare, viktimat janë babai dhe djali i tij, të cilët pësuan lëndime të rënda fatale në momentin e aksidentit. Banorë të zonës kanë reaguar menjëherë për t’u ardhur në ndihmë, por përkundër përpjekjeve të tyre, dy personat nuk arritën të mbijetonin.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te kjo ngjarje tragjike.